Tirana ka firmosur me Tomas Kiri. Portieri i talentuar 17-vjeçar ka firmosur ditën e sotme deri në 2025 me bardheblutë dhe është bashkuar menjëherë me skuadrën e parë në stërvitje.

Kiri ka qenë pjesë e Vllanzisë U17-të, ndërsa më pas ka luajtur me Shkëndijën U17 e tani do të nisë një aventurën të re me Tiranën. Bardheblutë po mendojnë edhe për të ardhmen e për këtë arsye kanë firmosur për 3 sezone me Kirin.

Postimi i Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Tomas Kiri. KF Tirana ka arritur marrëveshjen me portieri 17-vjeçar dhe tashmë ai do të jetë pesë e bardhebluve për tre sezonet e ardhshme.

Shtatlarti i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Shehi dhe stafit teknik.