Presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, ka folur për një media italiane, ku i bëri elozhe mesfushorit të ri shqiptar, Kristjan Asllani.

Kur u pyet për largimin e talentit Riki drejt Sasuolos, ai nuk u ndje i shqetësuar, sepse ka besim te një tjetër futbollist që ka të njëjtat cilësi.

“Ne e shitëm Rikin, i cili ishte shumë i rëndësishëm për ne, por kemi një të datëlindjes 2002 që ka të njëjtat cilësi si ai”, u shpreh Korsi.

Sigurisht që kjo deklaratë ka të bëjë me talentin Kristjan Asllani, që tani pritet të zëvendësojë Rikin dhe të luajë rregullisht.