Drejtori sportiv i KF Vllaznia Matko Djarmati ka prezantuar sot trajnerin e ekipit U21. Dean Sibson. Ne fjalen e tij para gazetareve, ai ka shpjeguar arsyen pse edhe ne krye te ketij ekipi kane zgjedhur nje trajner te huaj.

Po ashtu Djarmati ka shpjeguar edhe fokusin e punes ne sezonin e ri dhe po ashtu edhe menyren si do te veprohet per te njehsuar menyren e lojes te ekipit te pare me ate te U21.

“Nesër fillon kampionati U21. Këtë vit do kemi një bashkëpunim me ekipin U21. Një ose dy lojtarë, kanë luajtur tek ekipi U21, por këtë vit do të ketë një bashkëpunim pak më të ngushtë dhe për këtë arsye kemi menduar të sjellim një trajner më me eksperiencë. Ka eksperiencë me akademitë, por edhe me ekipet e para e ky është Dean Sibson.

Së bashku edhe me kolegun e tij Ergi Borshi, do të drejtojnë ketë ekip, por njëkohësisht do të jenë shumë të lidhur me ekipin e parë. Sivjet kemi menduar të investojmë tek ekipi U21 dhe mendojmë që ky investim të na kthehet me lojtarë cilësorë.

Trajneri Sibson në momentet kur nuk do të jetë shumë i angazhuar me ekipin U21, do të jetë direkt pranë ekipit të parë, sepse do mundohemi të kopjojmë sistemin e lojës së tij për ta implementuar edhe tek ekipi U21”- ka thene nder te tjera drejtori sportiv i kuqebluve.

Te plote fjalen e Matko Djarmatit sot gjate ceremonise se prezantimit te stafit te ekipit U21 mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: