HomeKRYESOREVIDEO/ Driblimi i jashtëzakonshëm i Neymar po bën xhiron e rrjetit

VIDEO/ Driblimi i jashtëzakonshëm i Neymar po bën xhiron e rrjetit

Neymar ka dashur që të mbyllë këtë edicion me PSG-në me një paraqitje mbresëlënëse.

Sulmuesi brazilian ka shënuar gol, ka dhënë asist dhe ka bërë një driblim spektakolar, që po bën xhiron e internetit në suksesin 2-1 ndaj Angers.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, ishte vetë Neymar i cili dërgoi pasimin perfekt për Di Marian, i cili dyfishoi shifrat për skuadrën parisiene, ndërsa braziliani dukej i pandalshëm në driblimet e tij.

Në minutën e 88-të vendasit shkurtuan diferencën dhe Neymar ishte ai që mbante më shumë topin, duke pritur që të kalonin minutat deri në vërshëllimën përfundimtare.

Në një nga këto aksione, kur regjistrohej minuta e 90, ai dhuroi një driblim spektakolar, i cili po qarkullon në rrjetet sociale.

Ai ngriti topin mbi kundërshtarin dhe u nis drejt zonës, por fatkeqësisht duke kaluar vijën fundore të fushës e duke shpërdoruar mundësinë për të gjuajtur në portë.

Ky driblim po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ku me të drejtë vlerësohet braziliani për gjestin teknik.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments