Dinamo nen drejtimin e trajnerit te ri Dritan Mehmeti, ia ka dale te fitoje me rezultatin 0-4 sot ne perballjen e luajtur ne Lezhe ndaj Beselidhjes. Keshtu, trajneri i ri i dinamoviteve ka debutuar me nje fitore te thelle ne transferte dhe padyshim qe, nje gje e tille e ka gezuar tej mase ate.

Pas ndeshjes me lezhjanet, ne nje prononcim per “Shkodra Sport”, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, analizoi kete fitore dhe duelin ne pergjithesi. Mehmeti u shpreh se moren nje fitore, ku shkalla e veshtiresise ishte maksimale, ndersa theksoi se falenderon edhe ish-trajnerin e meparshem, Nevil Dede, per punen qe ka bere me ekipin e Dinamos.

“Normalisht qe, jam i kenaqur me kete fitore dhe menyren se si u fitua ndeshja, sepse dihej shkalla e veshtiresise se kesaj ndeshjeje, duke pasur parasysh qe ne vinim nga nje ngerc rezultatesh negative dhe duke pasur parasysh edhe vete Beselidhjen qe eshte ne pozita jo aty ku e meriton.

Ishte shkalla e veshtiresise maksimalisht e larte dhe keshtu qe, u munduam te marrim masat dhe te bejme maksimumin per te rrespektuar Beselidhjen dhe veten per te dale nga kjo situate. Nje skuadre si Dinamo nuk i pranon kaq shume disfata, pra tre ndeshje nje pike dhe keshtu, sot ishte nje ndeshje goxha me presion psikologjik.

Megjithate, mbi te gjitha dua te falenderoj cunat per shpirtin e larte te gares, per profesionalizmin dhe presidentin Bardhi qe me dha besimin. Dua qe tifozet e Dinamos te jene bashke me ne ne keto dite te veshtira, sepse jemi drejt nje misioni jo te pamundur, por do mundohemi qe te gjithe bashke te shkojme drejt nje objektivi qe Dinamo te shkoje aty ku e meriton.

Une mendoj qe merite te vecante ka edhe ish-trajneri Nevil Dede. Une nuk kam shkopin magjik dhe pra, une mendoj qe ai ka meritat e tij ne kete fitore te sotshme”,-mbylli prononcimin e tij per “Shkodra Sport” pas ndeshjes me Beselidhjen, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti.
Maringlen ZHIVANI