Vllaznia U-21 vazhdon te fitoje ne kampionat dhe tashme me kete trepikesh i eshte afruar kreut te renditjes ne nje distance prej dy pikesh pas javes se 16-te. Ne ndeshjen e rradhes, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kane fituar me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, qe mban vendin e pare te renditjes dhe konsiderohet si ekipi me i forte i ketij kampionati, duke marre ne konsiderate faktin qe ne dy vitet e fundit, ballshiotet kane fituar titullin kampion ne kete kampionat.

Takimi ka nisur per gol me vendasit, teksa ka qene mesfushori anesor Antonio Delaj ai qe ka shenuar qe ne minuten e 19-te. Ky 45-minutesh do te mbyllej ne shifrat 1-0 per Vllaznine U-21.

Nderkohe, me fillimin e pjeses se dyte, kuqeblute shenojne serish me sulmuesin Rigers Musaraj, qe dergon rezultatin ne 2-0. Megjithate, menjehere pas kater minutash, Bylisi ngushton shifrat e ndeshjes, me sulmuesin nigerian Atshimene dhe rezultati shkon ne 2-1 per Vllaznine U-21.

Keshtu, pas ketij goli, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-1 ne favor te Vllaznia U-21, qe mposht nje kundershtar direkt per kreun.

Pas javes se 16-te te kampionatit, 21-vjecaret kuqeblu ndodhen ne vendin e dyte te renditjes ne kuoten e 34-pikeve ne tabelen e klasifikimit, e shkeputur kater pike nga Dinamo e vendit te trete dhe vetem dy pike larg kreut te renditjes qe e mban Bylis. Javen e ardhshme, Vllaznia U-21 do te luaje ndeshjen e rradhes me Tiranen ne transferte, ku padyshim qe do te tentoje te marre fitoren e rradhes. /Maringlen ZHIVANI/


U-21: Vllaznia-Bylis 2-1

Golat: Delaj 19′, Musaraj 50′ / Atshimene 54′

Vllaznia U-21 (4-2-3-1): Shkoza, Shimaj (Maliqi 86′), Pusi, Xhilaj (Troshani 90’+3), Spahija, Dulaj, Peku, Delaj, Bizi, Bushaj, Musaraj (ne dispozicion: Bunjaj, Moleci, Paloka, Osmani, Jahaj, Coku, Rrustemi, Asllani) Tr: Elvis Plori

Bylis (4-2-3-1): Haremi, Skenderaj (Ngene 80′), Zhongo, Ndreu, Mucollari, Hassan (Saleh 88′), Abazaj, Y. Aminu, Mikailu (Mishack 46′), Hodo, Atshimene (ne dispozicion: A. Aminu) Tr: Arvid Bregasi

Kartone te verdhe: Dulaj 29′, Peku 75′, Shimaj 86′ / Ndreu 69′