Dinamo është pretendentja kryesore për ngjitjen në Superiore dhe janë në vendin parë të renditjes por sa herë është momenti për të nisur shkëputjen, ekipi ngec. Blutë deri para dy javësh ishin +4 nga Skënderbeu dhe +5 nga Flamurtari ndërsa tani janë vetëm 1 dhe 2 pikë larg.
Ndeshja me korçarët erdhi në kohën e duhur ku një fitore mund t’i nxirrte nga gara por dinamovitët nuk e shfrytëzuan duke barazuar.
Humbja e fundit me Burrelin vendosi alarmin në skuadër. Presidenti Bardhi do të mbledhë drejtuesit e ekipit për të kuptuar se çfarë po ndodh me Dinamon.Një tjetër hap fals në fundjavë me Tomorin mund të ketë pasoja në ekip dhe Bardhi pret reagim nga skuadra e Dedes.
Reparti i mbrojtjes është më problematikja për Dinamon teksa kanë pësuar plot 15 gola, shumë për një kryesues, ndërsa edhe ndërhyrjet në merkato nuk kanë ndryshuar gjë./newsport/