Kjo histori nisi sezonin e kaluar dhe duket se do te vazhdoje serish tek Vllaznia. Ne skuadren shkodrane guajtja e 11-metershave mesa shihet eshte kthyer ne nje çeshtje ne vehte.

Historite e sezonit te kaluar jane perseritur sot ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise, ate ndaj Laberise e cila ne fund u fitua nga Vllaznia 4-0.

Per gjuajtjen e 11-metershit te pare, ate te Latifit nuk ka patur kontestime sepse ky eshte lojtari i caktuar per gjuajtjen e tyre kete sezon.

Por krejt ndryshe ka ndodhur tek 11-metershi i dyte, ai i minutes se 94-te. Ishte Heriç qe e fitoi pas pengimit te tij ne zone dhe perderisa Latifi kishte dale jashte, ai qe shkoi per ta marre topin dhe per ta ekzekutuar ishte sulmuesi Çoba.

Por, prane topit ka shkuar edhe mesfushori Hoxha dhe mes tyre ka patur nje debat per disa sekonda. Nga pankina nderkohe trajneri Brdariç ka bere me shenje qe 11-metershin duhej ta gjuante Hoxha. Por ndonese keshtu ishte vendosur, topi ishte ne duart e Çobes.

U desh nderhyrja e kapitenit Gurishta per ta sqaruar kete gje duke çuar ne vend fjalen e trajnerit, por gjithsesi ishte nje skene jo shume e pershtatshme. 11-metershi megjithate nuk u realizua, por shija e debatit per gjuajtjen e tij ka qene diçka jo e mire.

Ka ndodhur ne fakt edhe sezonin e kaluar. Ne dy ndeshje ka qene sulmuesi Dunga qe mori topin dhe goditi 11-metershat duke mos e lene Markun ta bente nje gje te tille. Per t’i vene vulen ka qene rasti i Imerit ne ndeshjen ndaj Kukesit ne “Loro Boriçi”.

Ai e mori topin pa pyetur askend, e gjuajti ate 11-metersh dhe e humbi me pas, duke i krijuar jo pak probleme Vllaznine ne ato jave te fundit te kampionatit. Ate se çfare ka ndodhur sot, mund ta shikoni ne videon e meposhtme: