Burreli ka bërë një kampionat shumë të mirë, ndryshe nga sa ishim mësuar që ta shihnim në edicionet e fundit, kur matjanët luftonin për mbijetesë, këtë sezonm ata duan rikthimin pas dy dekadave në elitë. Ekipi matjan kryeson Grupin A të Kategorisë së Parë me dy pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë.

I ftuar në emisionin “E hëna sportive”, drejtori sportivi i Burrelit, Klevis Gjoka skanoi sezonin e skuadrës së tij, ndërsa foli edhe për ndeshjen e radhës që do të jetë derbi ndaj Korabit:

“Mendoj se rivaliteti është njësoj në dy grupet. 3 ekipe në garë luftojnë në të dyja grupet. Egnatia ka bërë një investim të madh për të qenë në vend të parë, ndërsa Pogradeci për mua bën futbollin më të mirë”.

“Ndaj Korabit kemi fituar në shtëpi, ndërsa në transfertë kemi humbur. Ne nuk jemi marrë kurrë me gjyqtarët si për mirë e për keq. Përveç arbitrimit, ne ndeshjen ndaj Dinamos e humbën vet dhe jo nga gjyqtarët. Mendoj se nuk ka diferenca mes 3 ekipeve, Dinamoa ka shpëtuar në fund si ne vjet. Shpresoj që të jetë një garë e pastër. Derbi ndaj Korabit është e rëndëishme pasi është derbi i qarkut. Në derbi nuk ka aleanca siç mendojnë njerzit.”

“Vendi i parë kishte favor që luan në shtëpi dhe presim Dinamon. Mendoj se deri atëherë kampionati të mos mbyllet e të jetë një ndeshje për kampion. Do të luajmë dy herë me çdo kundërshtar si në shtëpi si jashtë”.

“Nuk ka presion pasi lojtarët, kanë marrë 15 premio. Jemi skuadra e vetme që kanë marrë rroga çdo muaj e nuk kemi pasur asnjë incident si jashtë apo edhe brenda. Nuk besoj se do të humbasim këtë ndeshje ndaj Korabit”./vipsport/