Besa u mund në “fushën e vet” nga Egnatia 0-2, duke dal përfundimisht nga gara për Superioren.

Kjo bëri që trajneri Artan Mërgjyshi të jap dorëheqjen, madje ai ka pasur edhe një bisedë me krerët e klubit dhe presidentin Nexhat Bizhdili që në verë i besoi projektin për ta rikthyer skuadrën verdhezi në elitë.

Ndërsa kujtojmë që pas largimit të trajnerit Julian Ahmataj, apo edhe kur në krye të Skënderbeut ka qenë Migen Memelli dhe skuadra humbiste në Ballsh dhe me Kastriotin në fazën e tretë, ai është kontaktuar edhe nga drejtuesit korçarë për të marë drjetimin e skuadrës së Skënderbeut për një projekt të ri.

Ndriçim Kashami ka arritur marrëveshjen me presidentin dhe pritet që nesër të zbresë në fushë dhe nis zyrtarisht stërvitjen. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi kavajasi edhe një sezon më parë ka qenë trajner i verdhezinjve, teksa pritet të përfundojë këtë sezon dhe të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri.