Sunday, January 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ E konfirmon edhe Borshi: Kemi arritur marrëveshjen për Dodajn, vjen këto...

VIDEO/ E konfirmon edhe Borshi: Kemi arritur marrëveshjen për Dodajn, vjen këto dy ditë në Shkodër

Konfirmohet lajmi i Gazeta “Shkodra Sport”. Drejtuesit e Vllaznisë kanë arritur marrëveshje me ato të CSKA Sofia për huazimin deri në fund të sezonit të futbollistit Kevin Dodaj. Ky i fundit nuk po gjen hapësirat e duhura për të luajtur tek skuadra bullgare dhe si rrjedhojë në Shkodër mund të rigjejë vetveten.

Lajmin e ardhjes sërish tek Vllaznia të sulmuesit 20 vjeçar e ka pohuar edhe vetë zëvendëstrajneri Ergi Borshi i cili pas ndeshjes së djeshme ndaj Partizanit është shprehur:

“Mund të konfirmoj se kemi finalizuar marrëveshjen për rikthimin e Dodajt dhe besoj se këto dy ditë ai do të jetë në Shkodër për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje”.

Por a do ketë lëvizje të tjera në merkato nga Vllaznia? Numri 2 i pankinës shkodrane e mohon këtë gjë duke thënë: “Nuk besoj se do ketë afrime të tjera. Presim vetëm rikthimin nga dëmtimet të Kouros, Dros dhe Hakajt dhe mendoj se skuadra është e kompletuar në çdo repart”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments