Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Ekipi i Drejtorisë Rajonale Tatimore merr një fitore me shumë vlerë...

VIDEO/ Ekipi i Drejtorisë Rajonale Tatimore merr një fitore me shumë vlerë ndaj OSHEE

Ekipi i Drejtorise Rajonale Tatimore Shkoder ka marre sonte nje fitore me shume vlere ndaj OSHEE Shkoder, ne ndeshjen e vlefshme per javen e 6-te te kampionatit 5×5 Masters qe po zhvillohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkoder ne bashkepunim me Shoqaten “Pro Sport”.

Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per tatimoret qe brenda pak minutash e shohin veten ne avantazhin 3-0, fale golit te shenuar nga Fatjon Hoxha dhe dy te Gerhard Jahjes. Kundershtaret u munduan te reagojne dhe shenojne golin e pare me ane te Elvin Shales, por serish nuk kane forcen e duhur per te reaguar.

Ekipi i Tatimoreve do te kontrollonte gjithçka dhe e mbyll pjesen e pare me shifrat 4-3, nderkohe qe ne te dyten gjithçka flet per te dhe epersia do te vinte duke u rritur dhe ne fund gjithçka do te mbyllej me shifrat 9-4 ne favorin e tyre.

Me kete fitore, ekipi i Drejtorise Rajonale Tatimore ngjitet ne kuoten e 7 pikeve dhe parakalon ne renditje ekipin e OSHEE Shkoder qe mbetet me 6 pike ne vendin e shtate te renditjes.

DREJTORIA RAJONALE TATIMORE SHKODER- OSHEE SHKODER 9-4

(Hoxha 3, Jahja 5, Koxhja/ Shala 3, Bala)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments