Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Ekipi i Universitetit 'Luigj Gurakuqi' mund edhe Bashkinë Shkodër. Kryeson i...

VIDEO/ Ekipi i Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ mund edhe Bashkinë Shkodër. Kryeson i vetëm renditjen

Ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” merr një tjetër fitore në kampionat dhe vijon të kryesojë i vetëm renditjen edhe pas javës së 6-të të kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim edhe me Shoqatën “Pro Sport”.

Ai ka fituar pasditen e sotme me rezultatin 9-4 ndaj ekipit të Bashkisë Shkodër në ndeshjen e luajtur në kompleksin “Zmijani”. Duhet thënë se bashkiakët kanë patur dy mungesa të rëndësishme në formacion për këtë takim, ato të Nezirit dhe Ndojt e kjo ndikoi në lojën e tyre.

Universitarët kontrolluan gjithçka dhe e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 5-3 ku golat për ta u shënuan nga Elis Kalaja, Zamir Lumanaj (2) dhe Marjo Bregu dhe Gazmir Jahiqi. Ndërsa për ekipin e Bashkisë golat në këtë pjesë u shënuan nga Shkëlzen Kraja (2) dhe Oltjon Arrila

Në pjesën e dytë epërsia e ekipit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u thellua edhe më shumë dhe si rrjedhojë ai arriti të shënonte edhe 4 gola të tjerë me autorë Lumanajn, Bregun (2) dhe Jahiqin. Ndërsa kundërshtarët shënuan një gol të vetëm të shënuar nga Auron Miloti. Përfundimisht 9-4 dhe Universiteti shkon në kuotën e 15 pikëve dhe mban vendin e parë në renditje, ndërsa Bashkia Shkodër mbetet në kuotën e 7 pikëve dhe aktualisht mban vendin e pestë.

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”- BASHKIA SHKODËR 9-4

(Kalaja, Lumanaj 3, Bregu 3, Jahiqi 2/ Kraja 2, Arrila, Miloti)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments