Monday, February 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Elbasani ankohet për arbitrimin edhe në Shkodër

VIDEO/ Elbasani ankohet për arbitrimin edhe në Shkodër

Tek Elbasani nuk e kanë kapërdirë mirë humbjen e mbrëmshme në Shkodër dhe si rrjedhojë kanë shfaqur si pretekst të saj sërish arbitrimin. Drejtuesit e tij ndalen tek një rast i minutës së 83-të kur sipas tyre arbitri ndikoi dukshëm në rezultatin e ndeshjes. Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur përmes në deklarate të shpërdarë në faqen e klubit.

“Klubi ynë paraqet këtë ankesë zyrtare lidhur me vendimmarrjen e arbitrit në ndeshjen e fundit, ku u evidentua një tjetër episod i rëndë që ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë dhe rezultatin e takimit.

Në minutën 83 të ndeshjes 1-1 rezultati, skuadra jonë ishte në zhvillim të një aksioni të rregullt, ku lojtari ynë ndodhej i vetëm përballë portës, në një situatë të qartë shënimi. Pa u konstatuar asnjë kontakt të parregullt apo shkelje sipas rregullave të lojës, arbitri vendosi të ndërpresë aksionin duke akorduar faull kundër nesh.

Pamjet filmike dhe analiza objektive e momentit tregojnë qartë se nuk ekziston element faulli që të justifikojë këtë vendim. Ky nuk është një rast i izoluar, por një episod i përsëritur gjatë këtij sezoni, ku vendimmarrje të ngjashme kanë penalizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë skuadrën tonë.

Ne kërkojmë nga ana e Federatës:

1. Analizë të detajuar të këtij rasti nga strukturat përkatëse të arbitrimit.

2. Vlerësim profesional të performancës së arbitrit në këtë ndeshje.

3. Marrjen e masave konkrete për të garantuar barazi dhe korrektësi në trajtimin e klubit tonë në vazhdim.

Klubi ynë respekton institucionin e arbitrimit dhe rregullat e përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, por njëkohësisht kërkon mbrojtjen e integritetit sportiv dhe parimit të barazisë në garë”- shkruhet në postimin e klubit elbasanas.

https://www.facebook.com/reel/1251624133704535
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments