Elmando Gjini ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Vllaznisë në këtë sezon dhe është kthyer në një lider të prapavijës së shkodranëve. Ai ka për mediat folur para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Egnatias, duke theksuar edhe një herë ambiciet e kuqebluve, ndërsa ka lënë hapur gjithçka për të ardhmen pas përfundimit të sezonit.
“Është një ndeshje shumë e vështirë. Siç e kam thënë edhe në intervista të tjera, nuk ka ndeshje të lehta në kampionatin tonë. Por si me Egnatian, si me ekipe të tjera, ne gjithmonë shkojmë me një mendim, për të fituar.
Normalisht na ka ardhur keq për humbjen me Flamurtarin, edhe për faktin se kemi luajtur shumë mirë, mos të thanë se i kemi edhe dominuar. Por kështu e ka sporti, duhet vetëm të shikohet përpara dhe të bëjmë më të mirën.
Golat e pësuar? Nuk mund ta mbyllim portën me çelës, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne japim gjithmonë maksimumin. Golat pësohen, por kështu e ka futbollin.
Kjo është shumë e rëndësishme si për ne dhe për Egnatian. Por kur luan për një ekip si Vllaznia, gjithmonë ke presion dhe gjithmonë duhet të japësh maksimumin për çdo lojë.
Rivaliteti në Kupë me Dinamon? Nuk e kemi shikuar në atë aspekt. Ne jemi të kënaqur se kemi arritur në gjysmëfinale, por na presin dy ndeshje të forta me Dinamon edhe shpresojmë kalimin në finale.
Tre ndeshje radhazi me Dinamon, cila ka rëndësi? Besoj që të dyja, si në Kupë edhe si në kampionat. Sepse në kampionat duhet të marrim pikë sa më shumë edhe për Kupën duhet të luajmë, duhet të japim maksimumin për të arritur finalen.
Ambicia jonë ndaj Egnatias është për të fituar, po siç e thashë, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe e thatë vetë që kemi marrë pikë kundër ekipeve më të mëdha, kurse kundër atyre që janë në fund të tabelës kemi humbur. Kjo do të thotë se të gjitha ndeshjet janë të vështira.
Presionin… E kemi di se është kampionat i vështirë, është e vështirë të shkëputesh me pikë. Por siç e thashë, duhet t’i marrim ndeshje për ndeshje edhe marrim sa më shumë pikë.
Pikët jashtë? Po është edhe ambienti. Mund të shikosh që edhe ne kemi marrë më shumë pikë në Shkodër se ato jashtë. Kurse jashtë në ekipet e tjera kanë edhe më shumë tifozë.
E ardhmja? Të them të drejtën unë kam kontratë me Ballkanin, por Vllaznia e ka opsionin për të më blerë. Unë jam shumë mirë në Shkodër, jam shkodran, por pas sezonit do të flas me menaxherin edhe do të shohim se çfarë është më mirë për mua”, tha ndër të tjera Gjini.


