Trajneri i Al-Ahlit, kundërshtarit të sotëm të Realit të Madridit në Botërorin e Klubeve, ka folur për takimin, duke paralajmëruar “Los Blancos”.
Ai ka nënvizuar se Reali është qartësisht favorit, por nuk e jep të mbyllur pa u luajtur gjysmëfinalen.
Ai sikurse dhe tifozët Al-Ahlit besojnë në një mrekulli të dytë ndaj Realit pas asaj të vitit 2001 në miqësoren e luajtur në Kajro.
Marsel Koler duke folur në konferencën për shtyp ka thënë: “Të gjithë e dimë se Reali është favorit, por ne do të bëjmë lojën tonë.
Nuk mund të luajmë vetëm në mbrojtje, sepse përfundimi do të ishte i paracaktuar.
Ata kanë lojtarë mjaft të mirë. Vinicius është shumë i shpejtë, do ta kemi të vështirë ta ndalim. Por do të bëjmë gjithçka”, ka nënvizuar zvicerani.