Fjoard Jonuzi pa diskutim mund të cilësohet si lideri i Vllaznisë në këtë sezon. Mesfushori ka treguar se di të zgjidhë mjaft mirë ndeshje të rëndësishme, ndërsa nuk kanë munguar edhe golat spektakolar nga këmbët e tij.
Janë dhe statistikat që tregojnë se 26-vjeçari po kaon formën më të mirë në karrierën e tij futbollistike. Kuksiani me golin ndaj Kukësit ditën e djeshme e çoi në 5 numrin e realizimeve në 6 ndeshjet e fundit.
Jonuzi ia ka dalë të ndëshkojë ekipet e Erzenit, Laçit, Partizanit, Kukësit dhe Bylisin. Nje moment ky i shkelqyer çka solli edhe fitimin e trofeut te “lojtarit me te mire te muajit janar”, dorezuar pikerisht diten e djeshme.
Ky eshte sezoni i tij i trete me Vllaznine dhe kuptohet qe tashme ka fituar edhe pjekurine e tyre dhe perpos lojes se shkelqyer si mesfushor, po shfaqet edhe si golashenues duke e ndihmuar shume skuadren e tij.
Vete klubi i Futbollit Vllaznia i ka kushtuar vemendje ketij lojtari duke ia evidentuar arritjet e tij permes nje postimi te bere diten e sotme ne faqen zyrtare.
https://www.facebook.com/photo?fbid=637457668388915&set=pcb.637457885055560