Tre futbolliste te Vllaznise jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 20-te te “Abissnet Superiore”, nje vleresim ky i ardhur nga platforma “Oversport” permes specialistit te futbollit Andi Lila.
Kuptohet qe nje perzgjedhje e tille ka ardhur nga fakti qe shkodranet moren nje fitore shume te rendesishme ndaj Kukesit ne ndeshjen e djeshme dhe po ashtu, zhvilluan edhe nje loje te mire duke e dominuar takimin thuajse gjate gjithe 90 minutave.
Pjese e formacionit me te mireve jane kapiteni Erdenis Gurishta qe vazhdon te shkelqeje me paraqitjet e tij, e po ashtu edhe autori i golit te pare Herald Marku. Risia nderkohe eshte perzgjedhja e mbrojtesit te ri Gerald Smajli ne kete 11-she. Paaraqitja e tij dje ne fushe ka qene vertete mbreselenese dhe prandaj eshte pjese e kesaj 11-she.
Te tjeret qe jane perzjedhur nga Lila per te plotesuar formacionin e javes jane portieri Qirko i Teutes, mbrojtesit Goxha i Teutes dhe Pergjoni i Tiranes. Ne mesfushe jane perzgjedhur edhe Aleksi i Tiranes dhe Manellari i Laçit.
Ndersa treshja e sulmit te mireve te kesaj jave jane Greca i Kastriotit, Kapllanaj i Erzenit dhe Bajramaj i Laçit,. Nga ky ekipi i fundit eshte perzgjedhur edhe trajneri me i mire i javes qe eshte Gentian Mezani, pikerisht per fitoren ne transferte ndaj Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/