Vllaznia U21 ka marre nje fitore te thelle ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Apolonise te luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv te Fierit. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kane triumfuar me shifrat 5-0 ndaj ketij kundershtari.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi Rigers Musaraj. Ai ka shenuar nje tregolesh ne kete takim, pikerisht ne minuta 15, 44 dhe 77-te. Nderkohe dy golat e tjere kane patur per autore futbollistet Armir Osmani dhe Arval Maliqi.

Me kete fitore Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 28 pikeve duke qene i pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes, menjehere pas Bylisit qe kryeson tabelen.

Kuptohet qe per shkodranet nuk eshte shume e rendesishme renditja, por rritja e futbollisteve cilesore dhe stafi me ne krye trajnerin Plori po ben mire ne kete drejtim. Megjithate kur punohet mire sigurish qe kerkohet edhe rezultati dhe ai po vjen.

Fitorja e sotme ne Fier nuk eshte rastesi por frut i punes se mire qe behet çdo dite ne stervitje nga futbollistet dhe stafi teknik i ketij ekipi./SHKODRA-SPORT.COM/