Real Madrid do t’i drejtohet zgjedhjeve të reja më herët nga ç’pritej.
Në një komunikim të bërë për mediat, pas mbledhjes urgjente të zhvilluar me bordin drejtues, Florentino Perez ka komunikuar dhe vendimin e tij të fundit, duke hedhur poshtë dhe zërat që e lidhin atë me një dorëheqje nga ky post.
Perez lajmëroi për zgjedhje të reja të cilat do të mbahen më shpejt nga se priteshin, ndërsa garantoi se do të garojë po ashtu për t’u rizgjedhur sërish.
Ky sezon për Real Madridin ka rezultuar një dështim total, duke përfunduar për të dytin vit radhazi pa trofe, por kjo s’e pengon kreun e klubit që të mos mendojë për asnjë çast “ikjen”, duke i qëndruar besnik ideve të tij, ndërsa pritet revolucioni, si në pankinë po ashtu dhe në rangun e lojtarëve.


