Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Enrico Bruçaj, futbollisti i vogël shkodran që po spikat tek Akademia...

VIDEO/ Enrico Bruçaj, futbollisti i vogël shkodran që po spikat tek Akademia e Juventusit në Londër

Shkruar nga Gjergj KOLA

Ende nuk i ka mbushur 10 vjeç, megjithatë ka filluar të spikasë me talentin e tij. E kemi fjalën për futbollistin e vogël me origjinë nga Shkodra Enrico Bruçaj. I lindur në Angli më 7 nëntor 2016, ai fillon të luajë futboll që në moshë të vogël, vetëm 5 vjeç.

Fillimisht ka qenë i rregjistruar tek Akademia e Chelsea dhe më pas tek Leyton Orient FC Academy ndërsa prej dy vitesh është pjesë e Akademisë së Juventusit në Londër.

Tek kjo e fundit po bën shumë mirë dhe vitin e kaluar ka marrë edhe çmimin e lojtarit më të mirë të Akademisë së Juventusit për moshën e vet. Konsiderohet një lojtar me shumë të ardhme dhe jo më kot vlerësohet nga specialistët e futbollit anglez.

Ndërkohë mësojmë se më 28 dhe 29 mars, ekipi i Akademisë së Juventusit në Londër do të jetë në Shkodër për të luajtur dy ndeshje miqësore me ekipin e Akademisë Vllaznia, kjo falë edhe bashkëpunimit të nisur mes drejtuesve respektive dhe ne do të kemi mundësinë të shijojmë nga afër talentin e futbollistit shkodran që po rritet në Angli.

Enrico ka edhe mbështetjen e madhe të prindërve të tij të cilët sigurisht që i biri të bëhet i njohur përmes futbollit, megjithatë janë vetëm hapat e parë dhe rrugëtimi i tij sapo ka nisur. Megjithatë ia vlen të ndjekim një video me një përmbledhje të golave të tij të shënuar në ndeshjet e fundit:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments