Liverpuli arriti të bënte një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Barcelonës, duke fituar me rezultatin e pastër 4-0 në “Anfield Road” në ndeshjen e kthimit. Ky rezultat, hodhi poshtë fitoren e parë të katalanasve që kishin fituar 3-0 duke bërë që “The Reds” të prisnin biletën për në finalen e “Wanda Metropolitano” më 1 qershor.
Pasi festuan me tifozët në fushë, futbollistët e Liverpulit e kanë zhvendosur festën ën dhomat e zhveshjes ku nuk ka munguar muzika, kërcimet dhe talljet me njëri-tjetrin. Pavarësisht se të dëmtuar dhe që e kishin të pamundur të luanin në gjysmëfinalen e dytë, Firminjo dhe Salah kanë qëndruar çdo moment pranë skuadrës.
Ky i fundit, nuk i kursen as shakatë me Aleksandër Arnold që dha dy asiste, duke e pyetur nëse i kishte rezervuar pushimet pas sezonit, duke qenë se finalja e Championsit shihej si diçka e pamundur. “Ende jo”, ishte përgjigja e Arnold ndërkohë që festa ka vazhduar gjatë gjithë natës./vipsport/