Puna tek Vllaznia në basketboll për meshkuj për formatimin e ekipit vazhdon. Lojtarë që vijnë, provohen, firmosin por edhe largohen dhe refuzojnë.

Megjithatë, këto lëvizje do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme sepse drejtuesit kuqeblu kanë kohën e mjaftueshme në dispozicion për t’i bërë këto lëvizje. Drejtori teknik Altin Halili në një prononcim të dhënë sot për mediat ka folur në lidhje me merkaton që është duke u zhvilluar.

Në kuadrin e formatimit tjetër që po bajmë tek ekipi, po marrim dhe lojtarë të tjerë. Diçka pozitive është se në dispozicion kemi edhe kohën këtë herë. Me dy prej tyre kemi firmosur edhe kontratat, pikërisht me Hoëard dhe Bredford, ndërkohë amerikani tjetër është në provë. Po ashtu presim të vijnë edhe dy lojtarë të tjerë në provë javën e ardhshme.

Lojtarët e ardhur janë më cilësorë sepse duke patur kohë në dispozicion, kemi patur mundësi t’i shohim për një javë dhe kur jemi bindur për vlerat e tyre, kemi firmosur kontratat.

Dy amerikanët me të cilët kemi firmosë, kanë luajtur së fundi në Kosovë me Yllin e Suharekës dhe me Prizrenin dhe e njohin tashmë lojën e Ballkanit dhe sistemin që aplikohet në këto vende dhe besoj se nuk do ta kenë të vështirë të përshtaten.

Janë lojtarë që kanë performancë shumë të mirë dhe të them të drejtën patëm fatin e mirë që i morëm në ekipin tonë. Kemi kërkuar të kemi në ekip edhe lojtarë shkodranë që luajnë me ekipet e tjera dhe u kemi bërë ofertë dy prej tyre.

Fillimisht ata ranë dakord por në fund ndryshuan mendje, është zgjedhje e tyre të veprojnë kështu”-është shprehur ai. I pyetur në lidhje me objektivin për gjysmën e dytë të sezonit, drejtori Halili ka shtuar: “Vazhdojmë të jemi në atë objektiv që Vllazninë ta shpëtojmë njëherë, pastaj me kalimin e kohës të shohim”.
© shkodrasport.com