Tek Erzeni dhe Dinamo ditët e fundit me anë të deklaratave të pjestarëve të tyre, është shfaqur një optimizëm i madh për të kapur Vllazninë në krye të renditjes dhe për të synuar Superligën. Aq të sigurtë madje shfaqen në deklaratat e tyre sa duket se shkodranët kanë hequr dorë nga pretendimet e tyre.

I pyetur në lidhje me këtë gjë, është shprehur: “Po edhe ne të motivuar jemi, nuk është se janë vetëm kundërshtarët. Kuptohet që është detyra e tyre të motivojnë dhe të kërkojnë për t’u ngjitur sa më lart, por edhe synojmë për të shkuar akoma edhe më lart dhe besoj se do ia dalim të kapim objektivin që kemi.

Qe prej dites se djeshme kemi nisur pergatitjet dhe do te vazhdojme me kete ritem, duke shpresuar te jete nje vit i mbare per Vllaznine”.

Në lidhje me merkaton, Lika është shprehur: “Ne po bëjmë lëvizjet tona, po shohim si në tregun shqiptar ashtu edhe atë të huaj. Planet janë për të forcuar ekipin në të tre repartet, si në mbrojtje, mesfushë ashtu edhe sulm. Jemi të vendosur për të bërë më të mirën e mundshme në këtë drejtim dhe besoj se do ia dalim.

Por nga ana tjetër, lojtarët që janë nën kontratë me Vllazninë nuk do të largohen dhe kjo na bën më të sigurtë në punën tonë për të arritur ngjitjen e ekipit në Superligë”.
© shkodrasport.com