Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Festa në Shkodër pas golit të tretë ndaj Tiranës bën të...

VIDEO/ Festa në Shkodër pas golit të tretë ndaj Tiranës bën të harrohet edhe virusi

Vllaznia ia doli të ruante ecurinë perfekte në tre ndeshjet e para të kampionatit teksa mposhti në shtëpi Tiranën, 3-2. Klasikja e Shqipërisë dhuron gjithnjë emocione, por ato të djeshmet ishin shumë të forta për shkodranët që shënuan në minutën e 97 për të rrëmbyer fitoren.

Një nga pjesët më të këqija të këtij momenti është fakti se stadiumet janë të boshatisura, pasi me siguri atmosfera në Loro Boriçi do të kishte qenë shumë e bukur.

Megjithatë, shkodranët sërish janë mbledhur nëpër kafenetë e qytetit për të parë ndeshjen dhe së fundmi është publikuar një video nga festa e tyre në golin e tretë të skuadrës.

Një gol që i çoi peshë e bëri të harronin edhe prezencën e COVID duke qenë se bëhej fjalë për një grumbullim në ambient të mbyllur, çka është shumë e rrezikshme për natyrën e vet koronavirusit.

Megjithatë, futbolli është një lojë që të rrëmben dhe kështu ka ndodhur edhe dje… /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments