Vllaznia e volejbollit te femrave ka neser nje ndeshje shume te rendesishme per te luajtur, ate ndaj Tiranes, ndeshje e cila do te luhet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 16.00.
Por seanca e sotme e cila do te ishte e fundit dhe do t’i sherbente trajnereve Tafa e Bardeli per t’i dhene udhezimet e fundit volejbollisteve, ka ndodhur nje situate e pakendshme.
Per disa minuta, dritat jane fikur ne pallatin e sportit dhe si rrjedhoje ka qene e pamundur qe stervitja te vazhdonte. Por vajzat e ekipit e kane gjetur menyren per te dale nga ky moment i sikletshem.
Te ulura te gjitha ne parket ato kane gjetur menyra te ndryshme per te qeshur dhe per t’u argetuar duke e kaluar kete moment derisa ne pallatin e sportit u rikthyen dritat dhe stervitja vijoi normalisht.
Kete moment, mund ta ndiqni ne videon e meposhtme: