Flamurtari është mundur sot në Durrës nga Teuta me shifrat 3-2. Dhe vlonjatët kishin përsëri ankesa për gjykimin, duke mos ngurruar që të kërkojnë shpjegime publikisht për një episod të veçantë të duelit.
Bëhet fjalë për golin e Boçit, që çoi shifrat në 3-1 për Teutën, me pozicionin e futbollistit të durrsakëve që nga pamjet filmike, duket sikur është jashtë loje.
“Flamurtari F.C. nuk kërkon asnjë justifikim për ecurinë apo rezultatet e skuadrës në fushë.
Klubi ynë ka përgjegjësi të plotë për performancën sportive dhe e pranon çdo rezultat si pjesë e garës.
Megjithatë, kërkojmë nga organizatorët e aktivitetit sportiv që të sqarojnë publikisht dhe me transparencë:
Çfarë është ky rast?
Çfarë po ndodh dhe pse?
Flamurtari F.C. kërkon qartësi dhe drejtësi në respekt të garës, të lojtarëve, stafit dhe tifozëve tanë.
Ne besojmë se futbolli duhet të udhëhiqet nga ndershmëria, respekti dhe rregullat e barabarta për të gjithë”, shkruhet në postimin e Flamurtarit, të shoqëruar me videon e golit në fjalë.
SHIH VIDEON







