E tha para dy javesh pas sfides me Bylisin se projektoret jane kthyer ne “ters” per Vllaznine dhe kishte te drejte sepse skuadra nuk ka arritur rezultatet e duhura ne ndeshje te tilla.

Trajneri Mirsad Jonuz e ka parandjere diçka te tilla ndoshta edhe per vazhdimesine, megjithate tek klubi shkodran nuk kundershtuan per ndeshjen e rradhes me Teuten qe ajo te mos luhej me drita.

Dhe per rrjedhoje, ky takim u luajt sot me projektore por serish “ters” per ekipin shkodran dhe per me teper, ky “ters” u pasua edhe me fikjen e tyre ne dy momente gjate pjeses se pare.

Mbase duhej te ndodhte keshtu qe FSHF te ndryshoje orarin e ndeshjeve te ardhshme te Vllaznise qe ato te mos zhvillohen me me projektore. Kjo ngaqe nuk ka garanci per fikjen e dritave por nga kjo mund te perfitoje edhe skuadra shkodrane per te hequr tersin e rezultateve negative te ndeshjeve te luajtura ne kete menyre.
www.shkodrasport.com