Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, foli pas barazimit 3-3 ndaj Sheffield United, një sfidë që pati shumë episode. Fillimisht, “Djajtë e Kuq” e panë veten në disavantazh të dyfishtë, por në shtatë minuta, arritën të përmbysnin gjithçka.

Në sekondat e fundit, Sheffield do të shënonte edhe golin e barazimit, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 3-3. Për këtë takim, Solskjaer tha:

“Krenar për djemtë, por jo për lojën. Ishim në gjumë gjatë gjithë pjesës së parë dhe të jem i sinqertë, mendoja se do të pësonim katër gola.

Në këto ndeshje, nuk është taktika ajo që të çon përpara, por dëshira dhe zemra që futbollistët duhet të tregojnë. E treguam vetëm për shtatë minuta dhe kjo gjë nuk është mjaftueshëm pozitive”, përfundoi strategu norvegjez./abcnews/