Bashke me Mondin kane qene ne çdo stadium te Shqiperise. Jane gezuar dhe hidheruar nga rezultatet e Vllaznise por megjithate nuk kane reshtuar se ndjekuri deri para pak ditesh. Ajo ndaj Teutes ishte e fundit per kolegun e tij dhe prandaj Agim Burgaj ndjen keqardhje te madhe.

Ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” gjate ceremonise se varrimit te Edmond Spatarit, ai do te shprehej: “Kjo eshte nje dite e trishte per te gjithe ne sepse duhet t’i japim lamtumiren Mondit, shokun, mikun dhe tifozin me te zjarrte qe mund te kete patur Vllaznia.

Ai nuk e braktisti skuadren as kur ajo luante ne kategorine e pare dhe kemi qene sebashku me te ne Peshkopi e ne stadiumet e tjera. Mondi ishte i veçante sepse nuk ka munguar ne asnje stadium te Shqiperise. Nuk ka qene asnjehere ngacmues me tifozet kundershtar dhe kjo e bente edhe me te veçante.

Jane virtyte qe pak tifoze i kane. Dua te veçoj nje moment ne Kruje, kur ai brohoriste shume ne stadium dhe kjo beri qe policia nga inati e kapi per ta çuar ne komisariat, por kam nderhyre dhe ia shkeputa ne duart. Kujtoj edhe nje moment tjeter ne Gjirokaster kur po binte shi i rrembyeshem dhe policia nuk na la te mbanim as çadrat ne stadium.

U lagem dhe u beme qull, por Mondi nuk donte t’ia dinte. Ai mjafton te ishte prane Vllaznise dhe çdo gje ishte ne rregull per te”. Te plote prononcimin e tifozit Agim Burgaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: