Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë krahas ndeshjeve zyrtare të kampionatit vazhdon edhe serinë e takimeve miqësore. Pak ditë më parë ai ka luajtur në Ulqin ndaj skuadrës vendase që është nga më të mirat e Malit të Zi. Takimi është mbyllur me fitoren e Ulqinit me 15 pikë diferencë. Ndërkohë nesër do të luhet ndeshja e kthimit në mes këtyre dy ekipeve. Ajo do të nisë në orën 18.00 dhe pritet që për të, të ketë interes nga ana e sportdashësve shkodranë. Trajneri Bledar Gjeçaj ka kërkuar me ngulm një miqësore të tillë pikërisht para ndeshjes shumë të rëndësishëm që ka këtë fundjave me ekipin e Klubit Tirana. Kjo ndeshje do të luhet ditën e shtunë por ende nuk është përcaktuar orari i saj. Një përballje e tij konsiderohet shumë e rëndësishme ngaqë do vendosë se cila skuadër do të renditet e dyta para nisjes së ndeshjeve të play-offit. Vllaznia ka bërë një paraqitje të mirë në gjithë ndeshjet e fazës së dytë duke i fituar të gjitha megjithatë përballjet e vështira nisin tani e për këtë arsye, stafi drejtues ka ndër mend të testojë veten në miqësoren e nesërme me Ulqinin.
www.shkodrasport.com