Kartoni i verdhë i marrë në Fier ka qenë i treti për të dhe për rrjedhojë do të mungojë në ndeshjen e rradhës ndaj Bylisit. Ky është Dritan Smajli, një nga futbollistët më stabël të formacionit shkodran që prej 5 vitesh kur ai aktivizohet me këtë skuadër. Mungesa e tij në ndeshjen e së dielës natyrisht që mund të ketë ndikimin e vet tek Vllaznia sepse aktualisht ajo nuk ka një mbrojtës të djathtë të mirëfilltë në dispozion. Forma e mirë e këtij lojtari prej vitesh ka bërë që drejtuesit e klubit asnjëherë të mos mendojnë për blerjen e një alternative në këtë krah. Në fakt deri në sezonin e kaluar ka qenë Gocaj ai që ka luajtur në krahun e djathtë në ndonjë ndeshje që ka munguar Smajli por tashmë ai nuk është. Ajo çfarë pritet të ndodhë në këtë ndeshje është tërheqja e kapitenit Elvin Beqiri për të luajtur në këtë pozicion dhe aktivizimi i Nallbanit në vend të tij në mesfushë. Të tjerët do jenë po ato që luajtën në pjesën e dytë në Fier. Megjithatë shumë specialistë mendojnë se mungesa e Smajlit nuk do të jetë e lehtë për trajnerin Bushati për t’u zëvendësuar duke ditur edhe vlerat e tij si lojtar. Mbrojtësi lezhjan siç dihet është edhe ndër shënuesit më të mirë të skuadrës teksa ka shënuar 5 gola deri tani.
www.shkodrasport.com