Gjate karrieres se tij aktive si sportiv, nuk ka arritur me shume sesa kampion Shqiperie. Kuptohet edhe ai ka qene nje gezim i madh sepse ka qene shperblim i punes se bere çdo dite ne stervitje.

Por te shpallesh kampion Ballkani me veteranet, kuptohet qe eshte nje kenaqesi shume here me e madhe sepse eshte nje titull qe vjen ne nje moment kur sportin nuk e ke prioritar.

Ky eshte Florjan Balaj, atleti shkodran i cili pak dite me pare, ne garat e zhvilluara ne Selanik, ka konkurruar ne kategorine Master (35-40 vjeç) dhe ka marre 3 medalje, 1 ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi.

Ne nje prononcim te gjate per gazeten “Shkodra Sport” Balaj ka folur per kete aktivitet, emocionet e perjetuara, karrieren e tij sportive dhe perçimin e dashurise per sportin edhe tek djali i tij.

Per me shume, te plote prononcimin e kampionit te Ballkanit Florjan Balaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: