Te Vllaznia janë mobilizuar në maksimum për ndeshjen me Partizanin, që luhet më 28 janar ora 17:00. “Loro Boriçi” pritet më i mbushur se asnjëherë ketë sezon dhe objektiv i vetëm shihet fitorja.

Për klubin ka folur tifozi i “flaktë” Gëzim Çoçja, që e mbështet Vllazninë prej 50 viteve. Ai bën thirrje për mbështetje, ndërsa tregon për situatën e mirë që po kalojnë.

Fjala e tifozit tifozit të Vllaznisë:

Me këtë rast i bëj thirrje të gjithëve në stadium, që ta bëjmë ditë feste fitoren me Partizanin. E gjithë Shkodra e pret me vëmendje të madhe këtë takim. Duke parë dhe ndeshjen e parë që e kemi humbur dhe me rezultat të thellë, besoj se mobilizimi i ekipit është në maksimum.


6 fitore radhazi, e 7-ta?

Besimi është i plotë, ekipi i mobilizuar, besoj do dalim të gëzuar nga ky takim.


Do vazhdojë kjo ecuri?

Ne e kemi pritur më përpara. Besoj ky ekip ka ardh në parametrat e tij. Ekipi i kompletuar, lojtarët po merren vesh me njëri-tjetrin. Nuk ka dilemë, besoj fitorja është e jona.

Nëse deri tani janë zhgënjyer me rezultatet, tani nuk kanë arsye mos me ardh në stadium. Rezultatet janë, vendi i tretë është, me fitu me Partizanin dhe konsolidohet. Duhet t’i rrahim dhe me tifoza ne ato, kjo është idea, prandaj bëhet thirrja “hajdeni në stadium”. T’i rrahim me tifozë.