Tirana humbi lehtesisht dje ne Shkoder ndaj Vllaznise se basketbollit te meshkujve dhe ne fakt per trajnerin e saj Erkand Karaj ka qene nje humbje e pritshme.

Nje gje te tille ai e ka shprehur ne prononcimin e dhene per mediat kur eshte shprehur: “Nga ajo çfare prodhoi fusha dhe nga ajo çfare dija une per ekipin tim, fusha e lojes prodhoi rezultatin e duhur.

Kishim disa probleme demtimesh ne kete ndeshje dhe si rrjedhoje nuk mund te benim me shume ndaj kesaj Vllaznie qe kishte nje organike shume te plote”.

I pyetur nderkohe per pretendimet e metejshme te Tiranes, Karaj eshte shprehur: “Ne thjesht synojme te futemi ne katershe dhe asgje me shume sepse nuk kemi mundesi te rivalizojme.

Ndoshta ka nga ata qe mendojne se pretendente do jene vetem Goga dhe Teuta, por per mendimin tim edhe Vllaznia, sidomos tani pas ardhjes ne krye te saj te trajnerit Afrim Bilali, do te jete nje konkurrente e forte deri ne fund per titullin kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/