Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO / Gafa e pabesueshme e Barcelonës, e pësoi nga një rreng...

VIDEO / Gafa e pabesueshme e Barcelonës, e pësoi nga një rreng fëmijësh

Barcelonën e ka eliminuar sot nga Liga e Kampioneve një rreng fëmijësh, diçka e pabesueshme për një skuadër të kalibrit të katalanasve që kanë në përbërjen e tyre disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Ajo që Trent Aleksander-Arnold bëri sot ndaj katalanasve për të shënuar golin e katërt të skuadrës së tij, është një rreng fëmijësh më shumë se sa një skemë e provuar në stërvitje. Mbrojtësi vendosi topin në pikën e goditjes nga këndi në minutën e 79 dhe më pas bëri sikur po largohej për t’i lënë vendi një shoku të skuadër.

Mashtrimi ishte gjenial pasi mbrojtja e Barcelonës u largua duke lënë të vetëm Origin i cili e kishte të thjeshtë të dërgonte sferën në rrjetë i harruar i vetëm në qendër të mbrojtjes. Një rreng që funksionon në akademitë e futbollit dhe që duket e pabesueshme se si këtë radhë kishte viktima milionerët e Barcelonës. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments