Një gol i klasit botëror është shënuar në Superligën e Indisë. Skocezi Greg Stjuart goditi mjeshtërisht me këmbën e majtë në sfidën mes Kerala Blasters dhe Jamshedpur.
Topi mori një trajektore të çuditshme, preku shtyllën përpara se të tundte rrjetën. Për portierin e Kerala ishte e pamundur ta ndalte. Greg Stjuart është transferuar këtë sezon në kampionatin indian.
Distanca me porten ka qene e larget dhe pakkush mendonte se ai do ta dergonte topin direkt ne porte. Per me teper qe ai te merrte ate trajektore.
Futbolli gjithsesi nuk është sporti më popullor në Indi, ku mbizotëron kriketi. Por me kalimin e viteve, futbolli po mundohet te terheqe me shume vemendje dhe per kete arsye klubet po investojne ne blerjen e futbollisteve te njohur siç eshte edhe Stjuart.