Minuta e 99-te dhe Brilant Hasaj ka shenuar sot nje gol me shume vlere ndaj Ilirise pretendente dhe ne kete menyre Murlani ka arritur te barazoje ne shifrat 1-1 dhe te marre nje pike me shume vlere ndaj kesaj skuadre.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit dhe sigurisht qe te gjithe e mendonin Ilirine e Fushe-Krujes pretendente pikerisht per investimin e madh qe ka bere kete sezon.

Si rrjedhoje ndeshja ne kete menyre ka nisur dhe ne minuten e 25-te Llanaj ka kaluar ne avantazh miqte te cilet e mbyllin pjesen e pare me avantazhin e ngushte 1-0.

Nje rezultat i tille te krijonte pershtypjen se ne pjesen e dyte do te thellohej por nuk do te ndodhte keshtu sepse djemte e drejtuar nga Vahedin Pepaj nuk kane hequr dore nga perpjekjet e tyre per te mos dale pa pike nga kjo perballje.

Dhe ia kane dale pikerisht atehere kur askush nuk e mendonte. Ne minuten e 99-te te ndeshjes sulmuesi Brilant Hasaj e ka derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Kodra duke bere keshtu qe e gjithe kjo sfide te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1. Pas javes se dyte te kampionatit Murlani dhe Iliria kane arritur te grumbullojne nga 4 pike secila./SHKODRA-SPORT.COM/


MURLANI- ILIRIA 1-1

Golat: B. Hasaj ’99/ Llanaj ’25

KF Murlani: Tafa, Sekja, Henrique, Santos, Hila, Zachini, Djepaxhia, Lekaj, Gj. Nika, D. Çokaj, B. Hasaj. Trajner: Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Keshtejaku dhe A. Nika