Teuta ka bërë surprizën, në ndeshjen e parë për javën e shtatë në Superiore.Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini, triumfuan minimalisht në transfertë ndaj Egnatias.

Një gol i shënuar nga Realdo Fili në minutën e 61, i dha fitoren Teutës në Rrogozhinë. Një ndeshje e qetë me raste të pakta shënimi, ku durrsakët u shfaqën më të saktë, duke shënuar dhe duke marrë kështu 3 pikët.

Tek Egnatia vlen të përmendet rasti i Malotës në fund të pjesës së parë, ku gjuajtja e mbrojtësit u ndal nga shtylla.

Më këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e shtatë me 8 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e parë me 13 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Tiranës.