Sunday, April 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKF Shiroka dhe Tërbuni mësojnë kundërshtarët e tyre në fazën play-off

KF Shiroka dhe Tërbuni mësojnë kundërshtarët e tyre në fazën play-off

Grupi A mbylli dje kampionatin e rregullt në Kategorinë e Dytë. Besëlidhja siguroi ngjitjen si vend i parë, ndërsa dy çifte do luajnë në gjysmëfinale të “play off”. Bëhet fjalë për Sopoti-Tërbuni dhe Shiroka-Erzeni. Datat mbeten për t’u përcaktuar.

Sopoti dhe Shiroka kanë një avantazh të rëndësishëm në gjysmëfinalet e “play off”. Në rast barazimi brenda 90 minutave, janë ato që kalojnë më tej. Kjo pasi janë ndeshje teke. Pra Erzenit dhe Tërbunit u bën punë vetëm fitorja, ndërsa nuk do të ketë shtesa.

Avantazhi tjetër për Sopotin e vendit të dytë dhe Shirokën e vendit të tretë, është se do i luajnë ndeshjet në shtëpinë e tyre. Sa i përket finales mes dy çifteve në fjalë, do të jetë stadium i përcaktuar nga FSHF dhe sfidat mund të shkojnë deri në penallti.

Kujtojmë se kjo është faza e parë e “play off” në rrugën drejt ngjitjes. Finalja e madhe do të jetë me një nga dy ekipet e Kategorisë së Parë, që do jenë në zonën “play out”.

GJYSMËFINALET E “PLAY OFF”

Sopoti – Tërbuni

Shiroka – Erzeni

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments