Te Vllaznia duket se e kane marre seriozisht punen e te rinjve. Ardhja ne krye te Akademise e Sead Halilagic, boshnjakut qe kishte qene per dy vite me rradhe ne krye te Akademise se Beshiktashit ne Turqi, eshte bere pikerisht per kete qellim: Ndryshimin e menyres se punes dhe pergatitja e elementeve sa me cilesore per ekipin e pare, te cilet me pas mund te shiten ne Europe.

Vete drejtori i ri Halilagiç e thote qarte se prioritet ky eshte: Formimi i futbollisteve te pergatitur te cilet duhet te luajne ne formacion me ekipin e pare te Vllaznise ne moshen 19 apo 20 vjeçare.

“Nese duam te shesim futbolliste ne ligat kryesore te Europes, nje 19 apo 20 vjeçar duhet te tregoje veten ne ligen shqiptare.

Nese themi se nje lojtar eshte i talentuar dhe eshte 23-24 vjeç dhe po luan serish ne ligen shqiptare, kjo nuk eshte diçka e mire. Kjo sepse ka humbur shume gjera. Ai nuk mund te luaje ne nivele te larta”- eshte shprehur Halilagiç.

Por deri tani vetem Rejan Alivoda (20 vjeç) po luan dhe po merr vemendjen e duhur, te tjeret shume pak. Si rrjedhoje, per te gjithe Akademine Vllaznia duhet shume pune per te pergatitur lojtaret qe drejtori thote se mund te bejne karriere ne Europe./SHKODRA-SPORT.COM/