Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj po ben shume mire me ekipin e tij Andijan ne kampionatin e Uzbekistanit teksa ka arritur te shenoje deri tani 12 gola dhe udheheq me merite renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit. Ai njekohesisht eshte shume prane fitimit te “Kepuces se Arte” te ketij kampionati.

Eshte vetem 25 vjeç dhe sigurisht qe karriera e tij pritet te vijoje ne nivele me te larta dhe vete lojtari ka shume ambicje. Por njekohesisht e ngacmon edhe nje dite: Te veshe nje dite edhe fanellen e ekipit tone kombetar.

Hebaj e ka nje arsye pse mendon keshtu. Po kalon nje forme shume te mire, ka qene rregullisht pjese e te gjitha ekipeve kombetare deri tek Shpresat dhe prandaj nje dite mbase dikush nga stafi i kombetare mund te kujtohet per te.

Nje deshire te tille, ai e ka bere te ditur edhe ne emisionin “Zona 30” kur eshte shprehur: “Ky nuk eshte synim, kjo eshte enderr per çdo futbollist te luaje per kombin e tij dhe prandaj edhe per mua eshte e njejta gje. Shpresoj qe nje dite ne te ardhmen t’ia arrij, por futbollit asnjehere nuk i dihet.

Kur shoh qe kam 10 shoke ose edhe 15 shoke me te cilet kemi luajtur sebashku te ekipi Shpresa e qe sot jane tek kombetarja e madhe, them pse te mos jem edhe une me ta”./SHKODRA-SPORT.COM/