Salzburg fitoi 5-1 kundër Tirol ditën e djeshme dhe vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit austriak. Gara është e fortë, LASK Linz ka krijuar një skuadër shumë të fortë, por kampionët në fuqi kryesojnë me dy pikë më shumë.

Dyshja Haaland-Daka shënuan sërish, por në sy ra goli i pestë i ekipit vendas. Andreas Ulmer gjeti golin e dytë në kampionat. Skema e Salzburg hutoi portierin mik, i cili kreu nja gafë të madhe.

Gjuajtja e kapitenit ishte e dobët, por portierit gjerman i kaloi topi mes këmbëve. Katër lojtarë u vendosën përpara topit dhe fintet e tyre ndikuan që “gardiani” i Tirol të humbiste përqendrimin dhe të pësonte një gol qesharak. /abcnews/