Elseid Hysaj nuk njihet si një person me shumë humor, por ndonjëherë e nxjerr origjinën e tij prej Shkodre dhe na dhuron “perla”.
Këtë herë Elseidi ka vendosur t’i punojë një rreng gruas së tij. Shkodrani ka aplikuar lojën e famshme me gotën e ujit në tavan.
Një plan që nuk ka shkuar si duhet, por kjo e bën edhe më të bukur këtë lojë. Ai mesa duket nuk e ka llogaritur mirë forcën e gruas së tij dhe ka marrë një gotë gjigante për t’i punuar rrengun e famshëm.
Fiorenza nuk arriti ta mbajë gotën në tavan dhe u bë qull, bashkë me Elseidin. /vipsport/