Atleti i talentuar shkodran Heldi Valikaj pas suksesit te vitit te kaluar kur u shpall Kampion Ballkani per 20 vjeçaret, sot ka arritur nje tjeter sukses ne karrieren e tij.

Ne garat e Kupes se Shqiperise per te rritur qe u zhvilluan ne Elbasan, ai ka konkurruar ne garen e tij te preferuar, ate te kercimit se gjati ku ka zene vendin e dyte pas te mirenjohurit Izmir Smajlaj.

Por ajo qe te ben pershtypje eshte se rezultati i arritur nga atleti 19 vjeçar shkodran ka qene vertete i shkelqyer. Heldi ka kercuar 7.45 metra duke treguar nje forme shume te mire sportive.

Siç mesojme nga stafi i Vllaznise, ky rezultat eshte aktualisht me i miri ne Europe per grupmoshen U20 dhe fakti qe ka arritur ne nje gare zyrtare siç ishte Kupa e Shqiperise, e homologon ate.

Padyshim qe kjo eshte nje arritje e ketij sportisti i cili premton shume per te ardhmen dhe jo me kot mbeshtetet me burse edhe nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar.

Por Heldi Valikaj ka ende shume ambicje per te ardhmen dhe duke punuar fort ne stervitje bashke me trajnerin Dorian Tafa, me siguri qe shume shpejt do te kemi te tjera suksese te tij ne arenen kombetare dhe ate nderkombetare./SHKODRA-SPORT.COM/