Nese flasim per arbitrim ne Shkoder e Shqiperi para viteve ’90, padyshim qe nuk mund te anashkalosh nje emer: Tef Prelen. Vertete ai nuk mori kurre stemen e arbitrit nderkombetar e kjo ndodhi ndoshta edhe ngaqe “ia beri vetes”.
Nuk pranoi asnjehere nderhyrje per te favorizuar nje ekip apo nje tjeter, edhe kur i erdhen sinjalet “nga lart” dhe si rrjedhoje mbeti thjesht ne kuadrin e te propozuarit per steme.
Arbitri 79 vjeçar prej shume vitesh tashme jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vend ku dhe ka arbitruar per 3 vjet dhe ku i dhane edhe stemen e arbitrit nderkombetar.
Vjen shpesh ne Shkoder dhe padyshim qe edhe kete here, ka qene i gatshem qe per “Shkodra Sport” te rrefeje disa nga te pathenat e karrieres se tij.
Ka permendur me shume dashuri mesuesit e tij te pare ne arbitrim, ashtu siç ka vleresuar edhe koleget e tij asistente, pa te cilet nuk do ia kishte dale te ishte ky qe eshte sot.
“Te arbitrosh per 22 vjet me rradhe dhe te mos jesh “i padeshiruar” nga asnje tifozeri e qyteteve te Shqiperise, do te thote se ke bere diçka. Vertete edhe mund te kem gabuar, por gjithmone ka qene nje gabim njerezor”- shprehet Tefa.
Intervisten e plote dhene per “Shkodra Sport” mund ta gjeni ne kanalin tone ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: