Fitorja e sotme ne Elbasan ndaj Kukesit ka gezuar pa mase te gjithe tifozet kuqeblu dhe jo vetem ata qe jane ne Shkoder por ne gjithe Shqiperine dhe ne mbare Boten.
Por kuptohet qe gezimin me te madh e kane patur tifozet e Vllaznise qe kane qene te pranishem ne shkallet e stadiumit “Elbasan Arena” te cilet duhet pranuar se kane qene ndoshta me te shumte ne numer edhe se elbasanasit.
Nuk kane munguar as ne kete ndeshje duke ndjekur e mbeshtetur Vllaznine te zakonshmit Ndoci, Mondi e Agimi, Afrimi, Rigelsi etj. Por perveç tyre kane qene edhe Nadiri me disa miq te tij, Gazi, babai i Sherrit dhe ai i Gurishtes qe nuk mungojne ne asnje ndeshje por edhe re tjere.
Por nuk kane munguar ne kete takim as çillistet e Vllaznise bashke me trajnerin e tyre Leonat Kola te cilet ndodhen me nje aktivitet ne Elbasan dhe nuk mund te mungonim ne stadium per te mbeshtetur ekipin e futbollit.
Ne video e meposhtme do keni mundesi te ndiqni festen e tyre ne fundin e ndeshjes: