Barcelona pritet që të luaj në Champions League ndeshjen e parë për këtë sezon ndaj Borussia Dortmund. Trajneri i Barcelonës publikoi listën e lojtarëve të thirrur si dhe foli në një koneferencë për shtyp në prag të ndeshjes me gjermanët e Dortmund.

Nga lista e Valverde bie në sy rikthimi i “yllit” të futbollit Lionel Messi, por akoma nuk ka një konfirmim nëse ai do të luaj apo jo. Trajneri për më tepër deklaroi në konferencën për shtyp:

“Unë pres një lojë të shkëlqyeshme, në një ambient spektakolar me një ekip të fortë. Nesër do të vendosim nëse Messi do të jetë në lojë apo jo.

Një javë më parë ne ishim të sigurt por ai pati komplikime përsëri. Dhe për rastin Suarez ne mendojmë se ai mund të luajë që nga fillimi”, tha trajneri Barcelonës./newsport/