Prej nje viti e gjysem ka nisur nje jete te re larg Shkodres e Shqiperise, por njekohesisht edhe larg sportit. E kemi fjalen per ish- boksierin kampion te Vllaznise dhe njekohesisht trajner per shume vite me rradhe prane ketij ekipi, Jozef Sermi, i cili tashme jeton bashke me familjen e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Megjithate kontaktet jane te shpeshta me koleget trajne dhe sportistet dhe natyrisht qe eshte ne dijeni te gjithe asaj se çfare ndodh ne boksin shkodran dhe ate shqiptar.

Sermi ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ka folur edhe per sukseset e shumta te boksit shkodran ne vite, per titullin e humbur ne vitin 2022, por njekohesisht edhe per “trendin” e ri, boksin profesionist.

Duke u ndalur tek ky i fundit, ai eshte shprehur: “Kjo eshte e ardhmja. Ne kemi pase vite qe e kemi menduar nje gje te tille, por ishin kushtet qe na pengonin. Tashme disa gjera kane ndryshuar dhe ka progres. Shembulli me i mire eshte ai i Nelson Hyses i cili ndonese ka vetem pak kohe ne boksin profesionist, ka bere nje progres shume te madh ne ranglisten boterore.

Ajo qe me vjen mire eshte se Nelsoni e ka zgjedhur kete rruge permes punes. Shpeshhere flitet per Florian Markun ne fakt. Eshte nje sportist qe e njeh shume mire marketingun, median, reklamen dhe shpeshhere perdor edhe trukun dhe bravo i qofte. Ai e ka kuptuar sistemin dhe ben qe turma e njerezve te shkoje pas tij.

Por me dasht me arrit majat e boksit, ne rradhe te pare duhet me pas shume pune dhe zakonisht sportistet te cilet derisa shkojne ne rangun e sfidantit per kampion bote, nuk eshte se e kane shume pjesen e medias prape. Nje sportist vetem me punen shkon ne maje, kjo duhet te jete e qarte per te gjithe”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e Jozef Sermit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: