Diten e neserme, Vllaznia e futbollit te femrave do te luaje ndeshjen e pare ne grupet e Champions League ndaj Realit te Madridit. Ekipi shkodran, me ne krye trajnerin Nikolin Leka, ka vijuar pergatitjet per kete ndeshje historike, qe do te luhet ne stadiumin “Loro Borici”.
Ne prag te kesaj perballjeje, kapitenia Esmeralda Franja ka folur ne konferencen per shtyp, duke dhene mendimin e saj ne lidhje me ndeshjen ndaj Realit. Franja u shpreh se vajzat duhet te japin maksimumin e tyre, ne menyre qe te marrin nje rezultat pozitiv, ndersa theksoi se Vllaznia mund te beje surprizen ne keto grupe te Champions League.
“Natyrisht, emocionet jane te pranishme, por jemi edhe shume te lumtura qe jemi ne keto nivele, sepse kemi fatin e mire qe luajme perballe ketyre ekipeve me emer. Natyrisht, emocionet do te jene te ndryshme nga ndeshjet e tjera, por kur te futemi ne fushen e lojes, do te jete e njejte si ndeshjet e tjera. Duhet te japim maksimumin 100%-shin tone, qe te marrim me te miren.
Kundershtaret nuk e vleresojne Vllaznine? Po, mund ta quajme si dicka pozitive, sepse ne mund te bejme edhe surprizen, duke marre rezultate pozitive. Nese kundershtaret na nenvleresojne, mendoj se do marrim edhe rezultate pozitive.
Natyrisht qe, ne e vleresojme Realin e Madridit, por frike nuk kemi asnjehere nga asnje kundershtar. Edhe ne kemi vlerat tona dhe aftesite tona dhe natyrisht qe, futemi ne fushen e lojes te japim maksimumin.
Sic e thashe, jemi te lumtura qe na jepet fati te luajme me keto ekipe te medha. Natyrisht, do te marrim nje eksperience te mire nga keto ndeshje, pse jo te marrim edhe rezultate pozitive.
Motivi jone eshte qe te japim me te miren ne fushen e lojes. Natyrisht, futemi ne fushen e lojes per te marre fitoren, por kete gje do ta vendose fusha e lojes, por edhe barazimi do te ishte nje rezultat pozitiv”,-mbylli prononcimin e saj, kapitenia e Vllaznise, Esmeralda Franja.
Maringlen ZHIVANI